Futboll
Aliji dikur në Kombëtare, tani pa klub por i lumtur që qëndroi pranë babait në ditët e fundit të tij
Në verë 2016 ai me Kaiserslautern u transferuan në ligën e dytë të Bundesligës dhe prej atëherë nuk dëgjohet shumë për aktivizimet e tij: bëhet fjalë për Naser Alijin.
Ai ka luajtur në Kombëtare, me portierin zviceran Yann Sommer ose yllin botëror Muhamed Salah; është aktivizuar në Champions League, ka njohur yjet e Real Madridit në Bernabeu dhe ai ka mbrojtur kundër spanjollëve si Isco dhe Diago Costa. Vlente si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në FC Basel dhe Kombëtare.
Në verë 2016 ai me Kaiserslautern u transferuan në ligën e dytë të Bundesligës dhe prej atëherë nuk dëgjohet shumë për aktivizimet e tij: bëhet fjalë për Naser Alijin.
Prej kësaj vere Aliji është kthyer përsëri në Zvicër dhe së fundi stërvitet me klubin FC Basen. “Por vetëm që unë të mbetem i shëndetshëm,” thotë qartësisht mbrojtësi i majtë. Sebepi për kthimin në Zvicër është një tragjedi: vdekja e babait të tij. “Verës unë isha i zhgënjyer sepse mbeta pa klub. Por në jetë gjithçka ka një kuptim. Mua më bë e qartë se duhesha të kaloja kohën me babain tim. Ishin muajt e tij të fundit, pasi vuante nga kanceri,” tha Aliji, përcjell albinfo.ch.
Edhe për të ardhmen e afërt, 24 vjeçari mendon të jetë pranë familjes së tij të ngrohtë. “Një klub jashtë Zvicrës nuk vjen hëpërhë në pyetje,” thotë ai për blick.ch.
A do luajë përsëri Aliji për FC Vaduz dhe FC Basel? Pritet të shihet në muajt vijues.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje














