Bota
’Nuk ka prova’ se gazetarja bullgare u vra për punën e saj
Zyrtarët në Bullgari thanë se, deri më tash, nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja e një gazetareje televizive, që tronditi këtë vend, lidhet me punën e saj.
“Bëhet fjalë për përdhunim dhe vrasje”, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, i cili udhëtoi drejt qytetit Ruse për të mbikëqyrur hetimet në lidhje me vrasjen e Victoria Marinovas.
Trupi i Marinovas, 30 vjeçe, u gjet të shtunën në një park në Ruse, pranë Lumit Danub.
Policia tha se ajo është rrahur brutalisht, përdhunuar dhe vrarë dhe se hetime po bëhen edhe të jetës së saj personale, edhe të asaj profesionale, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Vdekja e saj shkaktoi reagim ndërkombëtar dhe thirrje për hetime gjithëpërfshirëse.
“I tronditur nga vrasja e tmerrshme e Victoria Marinovas. Përsëri, një gazetar i guximshëm bie në luftën për të vërtetën dhe kundër korrupsionit”, tha zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmerman, në një postim në Twitter.
Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN dhe ka qenë anëtare e ekipit menaxhues atje.
Disa muaj më aprë, ajo ka nisur një program hulumtues të quajtur Detektor.
Programi i saj i fundit ka përfshirë intervista për korrupsion të dyshuar të disa kompanive private që keqshpenzojnë fondet e Bashkimit Evropian.
Marinova është gazetarja e tretë që ka pësuar vdekje të dhunshme në Bashkimin Evropian gjatë 12 muajve të fundit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













