Integrimi
Çartet popullisti gjerman Winhart: Shqiptarët janë hajdutë, afrikanët i quan të sëmurë me SIDA
Një politikan i popullistes gjermane AfD, Andreas Winhart, ka shkaktuar zemërim mediatik në Gjermani pasi ai flet paushall për shqiptarët si hajdutë dhe për afrikanët si të sëmurë me tuberkulozë, shkruan albinfo.ch.
Kjo ka ndodhur gjatë fushatës së partisë të ekstremit të djathtë në Bad Aibling, njofton merkur.de.
Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju rrethoni partinë AfD”, tha Winhart përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu në tubimet publike përdor llagëpin “niger” dhe thotë se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDËS.
“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,” vijon popullisti i AfD, duke marrë edhe duartrokitje.
Ndaj deklaratave të tilla kanë reaguar shumë intelektualë gjermanë, por mes tjerash edhe spitali i Rosenheim. Vetëm dy azilkërkues kanë qenë të infektuar me SIDA, thonë nga spitali gjerman. AfD është partia e dytë më e madhe në rajonin e Rosenheim.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











