Kosova
Studentë të Universitetit të Zug-ut vizitojnë Gjilanin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur një grup prej 20 studentëve të Universitetit të Zug-ut të Zvicrës, të cilët i ka informuar për historikun e Gjilanit, traditat, bashkëjetesën mes komuniteteve, sistemin politik dhe për sfidat e prioritetet që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi. Haziri ka thënë se diversitetit etnik dhe fetar që mbizotëron në Gjilan, vlerësohet si vlerë, përcjell albinfo.ch.
“Është i rëndësishëm fakti se 32 për qind e gjilanasve jetojnë në Evropë dhe shumica në Zvicër. Pjesa më e madh e tyre janë larguar në vitet ’90-ta si pasojë e diskriminimit të ish-sistemit. Pra, një Gjilan i dytë jeton në shtetet e Evropës. Gjilani është qendër universitare, kulturore dhe qendër e sportit. Jemi komunë multietnike e multireligjioze dhe për neve diversiteti në këtë aspekt është vlerë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, studentët e pranishëm kanë shtruar pyetje lidhur me liberalizimin e vizave, sistemin elektorat, zhvillimin ekonomik, etj., duke marrë kështu përgjigje të drejtpërdrejta nga kreu i Gjilanit.
Kjo vizitë në Komunën e Gjilanit është realizuar si rezultat i bashkëpunimit që ka Universitetit “Kadri Zeka” me Universitetin e Zug-ut.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












