CH-Ballkani
Shkencëtari italian: Mos i ndalni emigrantët
Në Itali për shembull nuk lindin më fëmijë dhe kjo është dramë. E vetmja mënyrë për të pasur fëmijë në të ardhmen do të jenë fëmijët që kanë lindur në një vend tjetër, që nuk kanë mundësi të jetojnë”, tha më tej shkencëtari Remuzzi
Rreziku që po kanos shumë vende në botë, për shkak të ngrohjes globale, duhet konsideruar nga të gjitha qeveritë.
Profesor Giuseppe Remuzzi, i cili konsiderohet një ndër shkencëtarët më me ndikim në botë, thotë se kjo që po ndodh me klimën është dramatike. Shumë vende pritet të shndërrohen në shkretëtira dhe njerëzit do të detyrohen të lëvizin.
“Në Itali është ngritur një shqetësim për emigrantët. Ndonëse deri tani janë disa dhjetëra milionë, shumë shpejt do të jenë qindra milionë njerëz që lëvizin në të gjithë botën, sepse në vendin e tyre nuk do të ketë më ujë e nuk mund të jetohet më. Për shembull, në disa vende në Afrikë fëmijët lindin në zona ku nuk ka ujë, ku nuk ka ushqim, nuk rritet asgjë, ku jeta është vetëm një moment ku pritet për të vdekur, sepse ose duhet të ikësh, ose aty duhet të vdesësh”, tha profesor Giuseppe Remuzzi, shkencëtar, raporton “TCH”.
Remuzzi, i cili është përzgjedhur një nga 4 shkencëtarët italianë, në edicionin e 12 për inovacionet shkencore, thekson se duhet ndërhyrë sa më shpejt për të frenuar aktivitetin e njeriut që kontribuon në ngrohjen globale. Nga ana tjetër, shkencëtari italian thekson se nuk duhen krijuar barriera për të frenuar emigrimin, përcjell albinfo.ch.
“Të ndihmojnë ata që lëvizin të gjejnë zgjidhje. Nuk mund të themi se Italia është e imja dhe nuk mund të vish këtu. Shqipëria është e imja, Greqia është e imja. Duhet të kuptojmë që të gjithë jemi migrues, jemi të gjithë në të njëjtën varkë. E vetmja mënyrë për t’i shpëtuar është të ndihmojmë njëri-tjetrin. Në Itali për shembull nuk lindin më fëmijë dhe kjo është dramë. E vetmja mënyrë për të pasur fëmijë në të ardhmen do të jenë fëmijët që kanë lindur në një vend tjetër, që nuk kanë mundësi të jetojnë”, tha më tej shkencëtari Remuzzi.
Autoriteti global shkencor mbi ndryshimet e klimës publikoi një ditë më parë raportin më të fundit, ku kërkon ndërhyrje për të frenuar rritjen e mëtejshme të temperaturës në planet.
Sipas këtij raporti, duhet të ulet me 45% emetimi i dioksidit të karbonit që çlirohet nga industritë, ndërtimi dhe transporti.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani Shkolla shqipe në NRW, trashëgimi 50-vjeçare e identitetit... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës















