Kosova
Dënohen të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës
Gjykata e Apelit lëndën në këtë rast e kishte kthyer në rigjykim. 16-vjeçari Aulon Zeka u vra në shtator të vitit të kaluar.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor tre të mitur për vrasjen e Aulon Zekës. Gjykata e ka dënuar të miturin G.H. me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Zekës në Prishtinë, derisa do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Fajtorë janë shpallur edhe të dyshuarit e tjerë në këtë rast.
Gjykata ka dënuar të miturën R.G. me masë edukativo-korrektuese në kohë zgjatjeje prej tre vjetësh, për ndihmë të autorit pas kryerjes së vrasjes dhe të miturit L.LL. i është shqiptuar masa mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj.
Gjykata e Apelit lëndën në këtë rast e kishte kthyer në rigjykim. 16-vjeçari Aulon Zeka u vra në shtator të vitit të kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












