Lajme
Stadiumi“Qemal Stafa” nxirret një muaj jashtë funksionimit
Vendimi për mbylljen e Stadiumit “Qemal Stafës” ka ardhur për të ruajtur terrenin për miqësoren që Shqipëria do të luajë me Lituaninë në 26 mars
Stadiumi më i mirë i futbollit në Shqipërisë, “Qemal Stafa” do të mbyllet të paktën për një muaj, pasi që fusha e futbollit është dëmtuar në masë të madhe, për shkak të ndeshjeve të stërngarkuara të tri ekipeve të kryeqytetit që luajnë në këtë stadium kombëtar.
Vendimi për mbylljen e “Qemal Stafës” ka ardhur për të ruajtur terrenin për miqësoren që Shqipëria do të luajë me Lituaninë në 26 mars.
“Nëse do të vazhdohej të luhej me këto ritme, garanci nuk do të kishte as ndeshja e 7 qershorit me Norvegjinë në kualifikueset e Botërorit 2014. Skuadrat e kryeqytetit do të detyrohen të gjejnë alternativa të tjera për të zhvilluar ndeshjet e tyre në kampionat”, thonë mediet shqiptare.
“Mund të them se gjendja nuk është e mirë. Dihet që në atë stadium nuk ka më investime dhe fusha është në një gjendje katastrofike…Për momentin luajnë tre ekipe në këtë impiant…Për të gjithë do të ishte shumë mirë të mbyllej. Fushës i ka ardhur fundi dhe nuk mund të luhet më futboll”, ka deklaruar një zyrtar i FSHF-së.
Faktikisht prej javësh ekipe si Tirana janë ankuar për problemin në fjalë. Sipas tyre është e pa mundur që në një stadium të zhvillojnë aktivitetin tri ekipe.
Aktualisht në Stadiumin Kombëtarë “Qemal Stafa” luajnë Tirana, Partizani dhe Dinamo. Kryeqendra shqiptare e ka edhe një stadium tjetër, atë “Selman Strërmasi”
“Thjesht tani FSHF duhet të vendosë për të ardhmen se çfarë do të bëjë me stadiumin dhe skuadrat e kryeqytetit që rrezikojnë të luajnë jashtë Tiranës. Kujtojmë që edhe stadiumi “Selman Stërmasi” është jashtë funksionit dhe mund të ndodhë që Tiranës, Partizanit dhe Dinamos të përdorin fushat e stadiumeve të rretheve”, ka thënë për shekullin ky burim.
Ndryshe, në kohën kur Stadiumi “Qemal Stafa” është jashtë funksionimit, kombëtarja shqiptare e ka në solucion stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër. Ky stadium ku luan ekipi i Vëllaznisë, është i rehabilituar sipas standardeve të FIFA-s.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader













