Kalendari
Artistët shqiptarë hapin ekspozitën në Austri
Tetë artistë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria do të ekspozojnë pikturat e tyre “Të rizbulojmë të përbashkëtat”, një ekspozitë arti në Landhaus Graz në Austri.
Kjo ekspozitë do të hapet me rastin e “Vitin e Kulturës 2018 Austri-Shqipëri” dhe për 10 vjetorin e Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Artistët pjesëmarrës janë: Albana Ejupi, Haxhi Fejzullahu, Destan Gashi, Resul Jusufi, Admir Pervathi, Edi Rama, Adriana Sedaj dhe Naim Spahiu.
Hapja e ekspozitës behët më 19 tetor në orën 17:00.
Adresa: “Steinerner Saal” në Landhaus Graz, Herrengasse 16, 8010 Graz, AUSTRI
Zgjatja e ekspozitës: 20 tetor – 9 nëntor 2018
Ekspozita është e hapur për vizitorët: e enjte 25 tetor, prej orës 10:00-16:00, e premte 2 nëntor prej orës 8:00-13:00, e hënë 5 nëntor prej orës 9:00-15:00.
Aktivitet përcjellës e ekspozitës: “Cafe Europa” më 6 nëntor, nga ora 17:00.
Për më tepër informata mundeni të kontaktoni: „Këshillin Koordinues i Shoqatave shqiptare në Steiermark – KKShShSt“ – Fatmir Osmani Tel +43 650 2644102, [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Tetor 2018
- Ora19:00
- Data e përfundimit19 Tetor 2018 - 19:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














