Lajme
Thyhen tabutë në Mitrovicë: Investojnë italianët
Një kompania italiane është regjistruar në komunën e Mitrovicë, duke thyer tabutë edhe për investime të tjera. Italianët u shprehen të kënaqur me mikpritjen e mitrovicasve
Për herë të parë në Komunën e Mitrovicës është regjistruar një kompani e huaj. Kjo është bërë para disa ditësh nga një grup biznesmenësh italianë, të cilët paraprakisht janë bindur me kushtet e volitshme dhe mundësitë e mira për biznes që ofron Komuna e Mitrovica.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, i ka inkurajuar biznesmenët italianë që të regjistrojnë kompaninë, duke ju ofruar krejt lehtësirat e mundshme për operim.
“Në këtë kontekst atyre ju ka ofruar edhe një hapësirë në Parkun e Biznesit, që ata ta kenë një zyrë sa për fillim të biznesit në Mitrovicë”, ka deklaruar Kastrati, njofton Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës.
Duke folur më tepër për këtë rast që jep shpresë për të ardhmen e ekonomisë në Mitrovicë, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Rrustem Abiti ka thënë se javën që shkoi një grup biznesesh e vizituan Komunën e Mitrovicë, me ç’rast shprehën gatishmërinë që ta themelojnë një biznes në Mitrovicë.
“Kjo u bë pasi ata panë që Komuna e Mitrovicës gjithnjë e më shumë është duke krijuar kushte më të volitshme dhe infrastrukturë më të mirë për zhvillimin e biznesit”, ka thënë Abiti, sipas të cilit, brenda ditës komuna u ka mundësuar që të regjistrohet ky biznes.
“Si lëmi kryesore e biznesit është projektimi dhe ndërtimi, por në këtë kuadër ka edhe punë tjera që mendojnë t’i kryejnë në komunë dhe më gjerë”, ka deklaruar Abitit, sipas të cilit, Mitrovica do vazhdojë të punojë që të jetë atraktive për investitor të jashtëm.
“Viti 2012 lirisht mund të cilësohet si vit zhvillimor për Mitrovicën, e cila ka përfituar investime kapitale në realizimin e projekteve zhvillimore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen së punësimit”, ka deklaruar drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik.
Në këtë drejtim Abiti përmend projektet që kanë filluar vitin 2012 e vazhdojnë gjerë në vitin 2014, të cilat kapin një shumë buxhetore afër 50 milionë euro. “Këto projekte përveç zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës krijojnë edhe një ambient më të volitshëm për biznese dhe investime biznesore të jashtme”, tha ai.
Në anën tjetër, Gabriele Pazzaglia, një nga biznesmenët e pranishëm me rastin e regjistrimit të kompanisë italiane, falënderoi kryetarin Kastrati dhe drejtorin Abiti për mbështetjen. “Mikpritja dhe mbështetja për biznesmenë do të reflektohet pozitivisht në zhvillimin ekomomik të qytetit tuaj”, deklaroi ai, njofton Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













