Autotech
Detaje nga modeli i ri i Samsung-ut, Galaxy S10
Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10.
Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave.
Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.
Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran.
Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran. Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh, transmeton “TCH”.
Një ndryshim i veçantë që pritet të ndodhë, është versioni “Edge”. Ekranet e S10 nuk do të jenë më të kthyer në anë, por do të jenë plotësisht të sheshtë, përcjell albinfo.ch.
Këto janë vetëm disa detaje, pasi Samsung është i vendosur që për 10-vjetorin të ofrojë diçka plotësisht të re, për të festuar jubileun.
https://www.youtube.com/watch?v=5iDXX_stkZ4
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar











