Lajme
Vërshime në Kosovë e Shqipëri, një fëmijë humb jetën
Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën nga përmbytjet e shiut në Skenderaj të Kosovës. Vajza ka rënë aksidentalisht në përrua, i cili ishte rritur nga prurjet e mëdha.
Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa komuna të Kosovës, por edhe pjesën veriore të Shqipërisë. Një vajzë 10-vjeçare e ka humbur jetën në komunën e Skenderajt, ndërsa në Klinë,
Deçan e Pejë, janë evakuuar qindra familje. Gjendje e rëndë është edhe në qarkun e Shkodrës në Shqipëri.
Sipas policisë kosovare një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Izbicë të Skenderajt. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, ka thënë se vajza ka rënë aksidentalisht në një përrua, i cili ishte rritur nga prurjet e mëdha.
Nga reshjet e mëdha të shiut janë evakuuar banorët në Klinë. Niveli i lumit ”Klina” që shkaktoi përmbytjet më të mëdha në 30 vitet e fundit, ka nisur të bie, megjithatë në atë pjesë ende është gjendje e jashtëzakonshme.
Uji sipas shërbimit komunal të emergjencës, ka depërtuar në mbi 90 shtëpi, kurse në 15 sosh, ka qenë i domosdoshëm evakuimi njerëzve.
Nga reshjet e shiut është bllokuar rruga Mitrovicë-Zubin-Potok, për shkaka të shembjeve të dheut. Ndërsa gjatë gjithë natës së kaluar ka qenë e mbyllur edhe rruga Pejë-Kullë, që lidhë Kosovën me Malin e Zi. Madje burimet zyrtare tregojnë se mbrëmë Peja është dukur sikur ”deti”.
Avdyl Lajçi, drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjenca në Komunën e Pejës, ka thënë për mediatnë Prishtinë se gjendja është shumë e rëndë dhe është duke u rënduar vazhdimisht, janë mobilizuar dhe po mundohen t’i bëjnë ballë kësaj situate.
“Në rast se do të vazhdojë një rënie e tillë e shiut, ne jemi të detyruar që të kërkojmë ndihmë edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Lajçi. Strukturat përgjegjëse kanë bërë evakuimin e fëmijëve të vegjël nëpër çerdhe të qytetit, si dhe të disa banorëve të lagjeve më të përmbytura të qytetit të Pejës.
Në shumë lokalitete janë përfshirë edhe pjesëtarët e FSK-së, për t’i evakuuar njerëzit, veçanërisht pleqtë dhe fëmijët.
Edhe Klina është përfshirë nga vërshimet për dy ditë rresht
Mbi 100 shtëpi në fshatin Zajm janë vërshuar, ku niveli i ujit ka arritur në 3 metra. Ndërsa ,35 familje janë ngujuar plot 12 ore në katet e dyta të shtëpive të tyre, ku dy fëmijë pas evakuimit kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në Klinë.
Edhe pse ende nuk është bëre vlerësimi i dëmeve materiale, shihet që dëmet janë shumë të mëdha , por fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz. Gjendja e rëndë është edhe në fshatrat Grabanicë, Jashanicë, Resnikë, Leskoc, Dush, Pataqan, Radulloc, Shtaricë, si dhe disa lagje të qytetit të Klinës.
Qytetaret e fshatit Zajm që nga ora 2 e mëngjesit kanë filluar evakuimin në mënyrë të organizuar me një gomone të Faruk Racit.
Me barka në sipërfaqen e ujit ka hyre FSK-ja dhe zjarrfikësit për evakuuar edhe familjare tjerë si dhe për të verifikuar mos ka mbetur dikush në shtëpi.
Kryetari i komunës së Klinës,Sokol Bashota ka thënë se situata është e rend dhe ka përmbytje në shumë fshatra, komuna është duke u dal në ndihmë familjeve të përmbytura me ushqim dhe ujë.
Lokalet hoteliere të Guri i Zi janë krejtësisht në ujë, edhe aty është duke u bërë evakuimi i stafit të punëtorëve. Përmbytjet me përmasa të tilla nuk mbahen mend që nga viti 1979.
Në anën tjetër, gjendje shumë e rëndë përshkruhet edhe në qarkun e Shkodrës në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare, 315 shtëpi janë të izoluara ndërsa janë evakuuar rreth 120 familje. Në Bashkinë Shkodër u përmbyten rreth 200 hektarë tokë në zonën Bahçallek, Ajasem, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte.
Në Komunën Ana Malit u përmbyten rreth 1800 hektarë tokë, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriçan. Edhe në qytetin verior, Bulqizë janë izoluar 4 fshatra, si pasojë e shembjes së urën Kamerrajt në kominën Zerqan. Shembja e urës, erdhi si pasojë e reshjeve të shiut.
Reshjet janë lokalizuar, ndërsa gjendja vazhdon të jetë e rëndë, sepse nga rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, janë hapur të gjitha tubat. Kjo zakonisht shkakton përmbytje, në qarkun e Shkodrës.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












