Lajme
Kosova mbron arinjtë e murrmë
Ministra e Mjedisit ka nënshkruar marrëveshje me Fondacionin për Mbrojtjen e Kafshëve, për mbajtjen dhe përkujdesjen e arinjve të murrmë në strehimoren në Badovc
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) ka ndërtuar strehimoren e parë për arinjtë e murrmë afër liqenit të Badovcit, ndërsa me sukses ka transportuar arushën e parë me emrin Kasandra. Me këtë strehimore, IKMN, parashikon t’i mbyllë të gjitha mini-kopshtet zoologjike nëpër Kosovë.
“iniciativa e IKMN-së parashikon eliminimin e “mini-kopshteve zoologjike” në të cilat mbahen llojet e rrezikuara të faunës sonë. Me këtë rast, IKMN transportoi ariun e parë, të gjinisë femër dhe me emrin Kasandra, në strehimoren afër liqenit të Badovcit, që është ngritur me ndihmën e Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”, me seli në Vijnë, Austri”, thuhet në njoftim.
Transporti, sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Ambientit, është bërë nga një resoran afër Qafës së Duhlës. Në hapjen e strehimores mori pjesë Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku, Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer, dhe ambasadori Austriak në Kosovë, Johann Brieger.
Sipas Ministrisë së Ambientit, deri më tani janë evidentuar 15 arinj të murrmë që mbahen në këto mini-kopshte, kryesisht në kuadër të restoraneve. Gjatë këtij viti, të gjithë do të transportohen në strehimoren në Badovc.
“Gjatë vitit të kaluar, Ministra e Mjedisit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”, për mbajtjen dhe përkujdesjen e arinjve të murrmë në strehimoren në Badovc. Ky projekt financohet krejtësisht nga Fondacioni, dhë përfshinë ndërtimin e rrethojës me tela elektrikë dhe trajnimin e stafit për përkujdesje të arinjve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjediti.
Praktika të tilla, sipas ministrisë, zbatohen në shumë shtete të botës, ku llojet e mbrojtura të arinjve mbahen në strehimore të veçanta gjysmë natyrore dhe shërbejnë edhe për çështje komerciale.
“Rasti i Kosovës është i pari në rajon që po arrin të finalizohet, edhe pse “Vier Pfoten” ishte përpjekur që strehimore të ngjashme të hapen edhe në Shqipëri dhe Serbi”, thuhet në njoftimin e Ministra e Mjedisit
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












