Maqedonia
Sela: Në kushtetutë të figurojë gjuha shqipe
Partitë opozitare shqiptare ashtu siç kanë paralajmëruar do të intervenojnë me amendamente në ndryshimet kushtetuese për të avancuar sipas tyre pozitën juridike të shqiptarëve në shtet. Lëvizja Besa e Bilall Kasamit tashmë ka hartuar katër amendamente me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të definohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend.
Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyrë që kryetari i shtetit të mos mund të bllokoj ligjet që miratohen në Kuvend, shkruan Antpress, përcjell Albinfo.ch.
Propozimet të cilat ne i japim për përdorimin e gjuhës shqipe është diçka që të gjitha subjektet politike shqiptare e thonë vazhdimisht, çështjen e preambulës e propozojmë si version që ofron një koncept i cili është më afër realitetit shoqërorë që e kemi në RM”- u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa të Kasamit.
Ndërhyrje me amendamente ka paralajmëruar edhe Aleanca për Shqiptarët. Kreu i saj Zijadin Sela kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një kushtetutë e cila do të promovojë të drejtat dhe jo ti sanksionojë ato.
Plani dhe strategjia jonë është që amendamentet të kalojnë dhe ndryshimet kushtetuese ta gjejnë shtetin më të drejtë. Kushtetua të promovojë të drejta dhe liri e jo të sanksionojë. Kjo është ideja e ASH-së sepse vetëm kështu ka kuptim anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE” – theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Duke komentuar qëndrimin e BDI-së e cila propozimet e opozitës i sheh si mungesë kreativiteti dhe tentim për pikë politike, nga Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja Besa thonë se një qëndrim i tillë i partisë së Ahmetit është në kundërshtim me deklaratën e përbashkët, baza kryesore e të cilës është përkrahja e ndërsjellë për cështjet shqipgare, shkruan Antpress, përcjell Albinfo.ch..
Unë natyrisht se nuk habitem nga veprimi politik i tyre, sepse nuk është që nuk i kam pasur këto dyshime edhe kur jemi marr vesh për këtë gjë. Përgjigjen ata do ta marrin në popull” – u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Ata janë nënshkrues të Deklaratës së përbashkët ku kanë marrë obligime se gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë në RM, prandaj i ftojë që së bashku, jo vetëm ne si dy deputet, pasi që është interes i shqiptarëve dhe i gjithë qytetarëve, i ftojë edhe ata që ta japin kontributin së bashku me LSDM-në, pasi që edhe ata kanë pretenduar votat e shqiptarëve”- theksoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit pritet të hënë të dorëzohen në Kuvend. Bëhet fjalë për katër amendamentet që kryesisht kanë të bëjnë me harmonizimin e kushtetutës me marrëveshjen e Prespës. Kryeministri Zaev ka deklaruar se deri në propozimin e tyre në Kuvend, draft amendamentet do të diskutohen edhe me deputetët përfshirë edhe ata të opozitës, shkruan Antpress, përcjell Albinfo.ch..
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë
-
Gjuha shqipe forcon integrimin