Lajme
Deminohet Parku i Gërmisë
FSK me ndihmën e KFOR-it suedezë kanë marrë aksion për të pastruar nga minat pjesën e mbetur të Malit të Gërmisë. Shumë shpejt Parku do të jetë i shkelur nga të gjithë
Kanë kaluar 14 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa gjurmët e fushëbetejave kanë mbetur të freskëta. Parku i vetëm për rekreacion për qytetarët e Prishtinës, Mali Gërmia akoma mbetet i pashkelur. Kjo për faktin, se nuk është arritur që të hiqen të gjitha minat që kishte vendosur ish-regjimi i Millosheviqit.
Pjesa që ka mbetur e “pa shkelur” nuk është shumë e madhe, megjithatë frika ekziston që parku të mos shfrytëzohet nga qytetarët. Prandaj që të deminohet gjithë zona, ekspertët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i përvishen punës, që këtë vit t’i heqin të gjitha minat dhe kaset-bombat e mbetura.
“FSK-ja ka një ekip të përgatitur në këtë lëmë, dhe tash pas pajisjes me mjete bashkëkohore nga KFOR-i suedez, jemi të gatshëm të fillojmë çminimin”, ka thënë për “zëri”, Shemsi Veseli, zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Sipas tij, përfundimisht nuk do të ketë më nevojë për frikë e pasiguri të qytetarëve që kanë kaluar nga kjo pjesë.
Pas çminimit , sipas tij, do të fillojë edhe largimi i gërmadhave, të cilën punë do ta bëjë Komuna. Rreth asaj nëse ka radioaktivitet në atë pjesë të minuar dhe a ka bërë dikush ndonjë matje, Veseli thotë se edhe kjo do të bëhet shumë shpejt, në kohën kur do të fillojë çminimi nga ekipet e specializuara të FSK-së.
“Edhe matja e radioaktivitetit do të bëhet , falë ndihmës e pajisjeve të KFOR-it suedez, dhe normalisht ekipeve tona “, thaVeseli.
Ndërsa në pyetjen se pse është dashur të pritet 14 vjet pas bombardimeve për t’u ndërmarrë një nismë e tillë për çminimin e Gërmisë, ai thotë se FSK ka pasur edhe prioritete tjera.
“Nuk ka munguar gatishmëria dhe vullneti i FSK-së, për ta çminuar atë pjesë, por kemi pasur prioritete dhe kërkesa tjera për çminim. Sidoqoftë, fatmirësisht në atë pjesë deri më tash nuk ka pasur ndonjë rast që të ketë pësuar kush”, deklaroi ai .
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Komunës, Asdren Osaj thotë se Komuna do të jetë e gatshme t’i përgjigjet çdo kërkese të KFOR-it dhe FSK-së me fillimin e çminimit në Parkun e Germisë. Sipas tij, roli i Komunës është që të sigurojë rrugët për transportimin e teknologjisë speciale për çminim dhe pastrim që do ta sjellë KFOR-i suedez në këtë lokacion.
Qytetarët e Prishtinës, sidomos ata që janë vizitues të rregullt të Parkut të Gërmisë, thonë se janë ndjerë të rrezikuar kur kalojnë nga ajo pjesë.
“Çdo ditë dal në Gërmi dhe, me të thënë të drejtën, jam frikësuar mos po hasi në ndonjë mjet shpërthyes që mund të ketë mbetur. Shenjat janë vërejtje e mjaftueshme. Megjithatë, më të rrezikuar ishin fëmijët e shumtë që shihen në Gërmi e të cilët, normalisht se nuk e kanë kujdesin e duhur”, thotë prishtinasi Fatmir Berisha.
Ndryshe, Parku i Gërmisë është vendi më atraktiv për qytetarët e kryeqytetit. I pasur me disa lloje të pyjeve, me pishina dhe shtigje rekreativi, salla lojërash dhe restorante, ai ngjallë kërshërinë edhe për turistët e huaj. Parku mbrohet me ligj nga Komuna e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












