Lajme
Alarmohet për bomba në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Sipas zyrtarëve të Aeroportit “Aleksandri i Madh”, në ora 14.10 është dhënë alarmi për vendosje të bombave në dy aeroportet
Në ditën kur mijëra mërgimtarë shqiptarë po ktheheshin nga diaspora për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, është dhënë një alarm për vendosjen e bombave në dy aeroportet e Maqedonisë, në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe në Aeroportin e Ohrit.
Ministra maqedonase e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ekipet speciale antiterrorizëm kanë kontrolluar dy aeroportet dhe se është konstatuar se alarmi ka qenë i rrejshëm lidhur me vendosjen e bombave.
“Ekipet e MPB kanë konstatuar se nuk kanë gjetur asgjë kërcënuese, ndërsa dyshojnë se bëhet fjalë për lajmërim të rrejshëm. MPB, siç raportin INA, ka informuar se ka nisur aktivitetet për gjetjen e personit që ka dhënë alarmin e rrejshëm.
Alarme për vendosjen e bombave sot janë dhënë në aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit. Shërbimet për siguri të të dyja aeroporteve kanë paralajmëruar udhëtarët dhe tërë stafin e të punësuarve për tu evakuuar nga ambientet e aeroporteve, për gjoja vendosjen e bombave.
Sipas zyrtarëve të Aeroportit “Aleksandri i Madh”, në ora 14.10 është dhënë alarmi për vendosje të bombave në dy aeroportet.
“Një zë burri i panjohur me një numër të panjohur të huaj ka lajmëruar autoritetet e aeroporteve për vendosjen e bombave dhe se menjëherë është ndërprerë linja”, thuhet në njoftim.
Ekipet speciale antiterrorizëm të MPB-së, sipas tyre, kanë mbërritur në terren dhe se kanë nisur kërkimet intensive.
MPB akoma nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me alarmin e dhënë dhe se ekipet speciale kanë vazhduar kërkimet. Kjo situatë ka ndodhur kur në dyja aeroportet ka fluks të madh të mërgimtarëve shqiptarë të cilët po mbërrijnë në vend për të shprehur të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e nesërme lokale.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












