Bota
Fundi i Merkelit, më 2021 nuk kandidon për asnjë post politik
"Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim", tha Merkel
Angela Merkel do të japë dorëheqje nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.
Duke folur në Berlin, Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian pritet të zgjedhë kreun e ri.
“Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha Merkel.
Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete: Bavari dhe Hesen, raporton “REL”.
Merkel tha se ajo merr “përgjegjësinë e plotë” për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do ta zgjedhë pasardhësin në krye të partisë, përcjell albinfo.ch.
Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë qysh në vitin 2005, ndërsa në krye të demokristianëve është qysh në vitin 2000.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













