Lajme
Kosova e para në rajon për ikje nga tatimi
Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Odës Ekonomike e Kosovës (OEK), kjo ikje nga tatimi rezulton në një mjedis jo të drejtë të tregut
Sumë ndërmarrje afariste në Kosovës nuk e respektojnë ligjin për të paguar tatimin në shitje dhe në qarkullim. Kjo ka ndikuar që Republika e Kosovës ta ketë shkallën më të lartë të shmangies së tatimit në rajon. Ky mosinkasim siç thuhet, vjen si pasojë e inspektimit të dobët dhe politikave fiskale jofavorizuese.
Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe të Odës Ekonomike e Kosovës (OEK), kjo ikje nga tatimi rezulton në një mjedis jo të drejtë të tregut për ndërmarrjet formale, raporton “Zëri”.
Safet Gërxhaliu është kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës. Ai tha se problem akut është mosmarrja në konsideratë e rekomandimeve të OEK-ut për zgjidhjen e problemeve të bizneseve, të cilat nga viti në vit po shtohen, shqetësimet rreth rënies së numrit të investimeve të huaja.
Ai i rekomandoi Qeverinë e Kosovës që të orientohet në prodhimtarinë vendore dhe përmes politikave adekuate ekonomike të mbështesë sektorin privat dhe të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Problemet aktuale mbeten sfidë derisa nuk jetësohet sundimi i rendit dhe ligjit në vendin tonë”, tha Gërxhaliu duke kërkuar të forcohet më shumë rendi dhe ligji.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin










