Bota
Japonia mund t’i lehtësojë procedurat për punëtorët e huaj
Kabineti i Japonisë ka miratuar një projekligj për të lehtësuar rregullat e këtij shteti për imigrim.
Ligjet e reja, në rast të miratimit do të krijonin dy kategori të reja të vizave ashtu që t’iu mundësojnë të huajve hyrjen në këtë shtet për të punuar në sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht Japonia është duke u përballur me ligje të ashpra të migrimit dhe pranon shumë pak persona nga shtetet tjera.
Mirëpo me rregullat e reja, më shumë persona do të mund të ambientoheshin në sektorët e ndërtimit, bujqësisë dhe kujdesit shëndetësor.
Punëtorët me viza të kategorisë së parë do të lejohen që të punojnë në këtë shtet për pesë vjet dhe të sjellin me vete edhe familjet e tyre, nëse kanë shkathësi dhe kanë pak njohuri të gjuhës japoneze.
Ndërkohë punëtorët e pajisur me kategorinë e dytë të vizave duhet që paraprakisht të kenë më shumë shkathtësi për pozitën përkatëse dhe të jenë më pas në gjendje të aplikojnë për banim afagjatë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Projektligji që duhet të miratohet nga parlamenti që tani është duke u përballur me kritika nga partitë opozitare, të cilat kanë shprehur shqetësim për ndikimin që mund të ketë ky draft në paga dhe shkallën e krimit.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














