Lajme
Nis gjykimi për korrupsion ndaj Fatmir Limajt
Ish-ministri i Transportit bashkë me pesë zyrtarë të tjerë, akuzohen se gjatë periudhës sa Limaj ka qenë ministër, kanë keqpërdorur me tenderë miliona euro
Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka filluar të hënën procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të Transportit, Fatmir Limaj dhe pesë zyrtarëve të tjerë, Endrit Shala, Florim Limaj, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj, nën dyshimet për keqpërdorim të parasë publike.
Ata akuzohen se në bashkëveprim, gjatë periudhës sa Limaj ka qenë ministër i Transportit, kanë keqpërdorur me tenderë miliona euro.
Në fillim të seancës gjyqësore, mbrojtja e Limajt kërkoi nga trupi gjykues që të mos lexohet aktakuza, pasi që ajo është joligjore sepse është ngritur jashtë afatit ligjor.
”Ka kaluar koha e lejimit të hetimeve para aktakuzës fillestare dhe sipas këtij neni,159, hetimi menjëherë të pushohet dhe besoj se ju duhet të merrni një vendim për këtë kërkesë para se prokurori të fillojë të lexojë aktakuzën. Pasi prokurori ka ngritur aktakuzën së paku 6 muaj pas kalimit të afatit ligjor”, ka thënë avokati Tomë Gashi.
Por, Trupi gjykues, siç raporton RTK, pas një pauzë ka hedhur poshtë kërkesa e avokatëve mbrojtës, duke i dhënë leje Prokurorisë që t’ia lexoj të pandehurve 12 pikat e aktakuzë. Prokurori ua dha të akuzuarit nga një CD, ku siç ka thënë ai janë disa dëshmi të siguruara nga raportet policore, mediave dhe drejtësisë.
Prokurori ka kërkuar që të përjashtohet avokati britanik, Karim Khan, gjë që është hedhur poshtë nga gjykatësja, e cila ka thënë se meqë ka gjykatës dhe prokuror të huaj, nuk ka arsye që edhe avokati mbrojtës të mos jetë i huaj.
Gjithashtu, Gjykata vendosi Khan të mbrojë Limajn pasi që posedon licencë nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Avokati Tahir Rrecaj, ka theksuar se provat të cilat i ka konfiskuar prokuroria janë kthyer si të dëmtuara dhe disa nuk i janë kthyer fare. Po ashtu Turpi gjykues e ka urdhëruar mbrojtjen që brenda pesë ditëve të tregojnë se cilat dokumente mungojnë nga provat.
Ndryshe, ky është procesi i dytë gjyqësor me të cilët ballafaqohet deputeti dhe ish ministri Fatmir Limaj. Një proces tjetër po ashtu do të nisë këtë muaj, është ai i rastit Kleçka, ku Limaj me disa të tjerë akuzohen për krime të luftës në rajonin e Malishevës, gjatë periudhë 1998-1999.
Limaj, ish-komandant rajonal i gueriles shqiptare UÇK, ishte akuzuar edhe nga Tribunali Penal i Hagës, por kishte dalë i pafajshëm. Po ashtu ai ishte gjykuar edhe nga EULEX-i për rastin Kleçka dhe ishte dalë i pafajshëm ndërsa për të njëjtin rast Gjykata Supreme e ka kthyer rastin në rigjykim.
Me rigjykim në rastin Kleçka dhe me gjykim për korrupsion, Limaj brenda një dekade po përballet katër herë me gjyqësinë ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










