Maqedonia
Maqedonia e mbushur me “Fake News”
Në bazë të këtyre të dhënave, 71 për qind e të anketuarve nga mosha 15 deri në moshën 24-vjeçare informohen vetëm nga mediat on-line
Lajmet e rreme (fake news) gjithnjë e më shumë janë të pranishme si dukuri në Maqedoni.
Ekspertët e mediave thonë se lajmet e rreme shfrytëzohen si mekanizëm për realizimin e interesave të caktuara nga qarqe të ndryshme, përfshirë këtu dhe partitë politike.
Nazim Rashiti, gazetar, pjesëmarrës në shumë debate për rritjen e cilësisë së informimit të drejtë, dhe mbrojtjen nga keqinformimi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nevojiten më shumë iniciativa për ngritjen e vetëdijes dhe mendimit kritik të publikut për informim të saktë, veçanërisht për grupmoshat më të reja.
Ndërkaq, Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime të Komunikimit thotë se përparimi teknologjik gjithnjë e më shumë rrit rrezikun që lajmet e rreme të jenë të pranishme nëpër media, veçanërisht në rrjetet sociale.
Temenugova thotë për Radion Evropa e Lirë se hulumtimi i realizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, ka nxjerrë në pah se gjeneratat e reja kryesisht informohen përmes rrjeteve sociale kundrejt grup moshave më të vjetra, që vazhdojnë ta konsiderojnë televizionin si burim kryesor të informimit, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të këtyre të dhënave, 71 për qind e të anketuarve nga mosha 15 deri në moshën 24-vjeçare informohen vetëm nga mediat on-line.
Petar Arsovski, ekspert i komunikimit, thotë se mungon mjeti qenësor për mediat, vërtetimi i informatës para se të publikohet, në mënyrë që opinionit t’i servohet një informacion i saktë dhe i vërtetuar.
Arsovski thotë se politikanët madje dhe biznesmenët, siç shprehet ai, e kanë “kidnapuar” gazetarinë dhe se tani e keqpërdorin për nevojat e tyre.
Punonjësit e mediave thonë se platformat mediatike do të mbeten të vërshuara nga lajmet e rreme përderisa mediat on-line nuk përgjigjen para gjykatave dhe vazhdojnë të ulen standardet profesionale.
Maqedoninë, si shtet, e pret një rrugë e gjatë drejt realizimit të reformave, të cilat kanë mbetur nën hijen e ndryshimeve kushtuese të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit, që duhet të zhbllokojë procesin e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Megjithatë, ekspertët në këtë lëmi thonë Maqedonia si shtet që synon integrimin në familjen evropiane, duhet të zbatojë me përpikëri rekomandimet e Komisionit Evropian sa i përket rregullativës për detektimin dhe luftimin e informatave të shtrembëruara, gjysmë informacioneve dhe informatave që përhapen on-line, duke krijuar mekanizma funksionalë që qytetarëve t’u servohen informacione të vërtetuara.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













