Maqedonia
Bizneset në Maqedoni kundërshtojnë tatimin progresiv
Paralajmërimi i Qeverisë së Maqedonisë për reforma të reja tatimore ka ngjallur reagime të shumta në këtë vend.
Më të zëshmit kanë qenë bizneset që thonë se nuk do ta pranojnë tatimin progresiv, pasi thonë se kanë qenë të kënaqur me tatimin e deritanishëm të sheshtë prej 10%.
“Tatimi i ri më shumë do ta godasë shtresën e mesme, ndërsa efektet ndaj buxhetit do të jenë shumë të vogla. Shtresa e mesme që ka arritur të krijojë standard më të mirë të jetës diku prej 100 deri 120 mijë denarë gjatë vitit, këto janë intelektualët, artistët, profesorët e fakulteteve, shtresa që më shumë na nevojitet dhe vazhdimisht kemi largime nga Maqedonia”, është shprehur biznesmeni Goran Rafajllovski.
Kundër ka dalë edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë, e cila ka caktuar takim të jashtëzakonshëm.
“Nuk duhet shpejtuar me miratimin e masave të këtilla, duke pasur parasysh që dispozitat për vlerësimin e ndikimit të rregullativës parashikojnë afate të saktë dhe veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e konsultimeve me të gjitha palët e përfshira”, ka thënë në një konferencë për media Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike.
Reforma tatimore parasheh tatim progresiv prej 18% për të ardhura prej mbi 90 mijë në muaj, ku përfshihen pagat, pensionet, kontratat në vepër, të drejtat autoriale dhe veprimtaritë e pavarura.
Me 15 për qind do të tatohen fitimet kapitale, gjegjësisht qiratë, dividentat, fitimet nga lojërat e fatit etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













