E-Diaspora
Nis “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri
Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive
Në një mbrëmje festive dhe me të pranishëm të shumtë, në kryeqytetin austriak filluan “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri.
Nga data 13 nëntor e deri më 8 dhjetor bashkatdhetarët tanë dhe miqtë austriakë do të kanë mundësinë të përcjellin aktivitete të shumta artistike, kulturore dhe sportive.
Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim të sjellin në skenat vjeneze format autentike të të shprehurit të kulturës së trashëguar dhe të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare.
“Këtë vit do të sjellim në teatrin vjenez polifoninë shqiptare si kulturë jo materiale me vlera universale e mbrojtur nga UNESCO, përmes Ansamblit Polifonik “Saz’iso” për të cilët kjo shfaqje është premierë në Austri ndërkohë për ne do të jetë kryefjala e “Javëve të Kulturës 2018”, ka thënë për “albinfo.ch”, organizatori i këtij aktiviteti, Ermal Vejsa.
Përveç grupit polifonik, vlen të theksohet mbrëmja e muzikës klasike me violinistin Shkëlzen Dolin dhe sopranon Flaka Gorancin, të cilët do të interpretojnë me rastin e 25 vjetorit të misionit katolik në Austri, ndërsa në ditët tjera do të këtë aktivitete si: “Orë Letrare”, “Turnir Shahu”, “Turnir Futbolli” dhe koncerte të mirëfillta me artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.
“Kultura shqiptare ofron krijimtari unike dhe të begatshme për publikun e huaj i cili gjithnjë e më shumë interesohet të mësoj dhe ta njoh nga afër akoma e më shumë kulturën tonë shqiptare”, shprehet ndër të tjera, Ermal Vejsa.
Festa përmbyllëse e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të mbahet më 8 dhjetor në një atmosferë muzikore të udhëhequr nga këngëtari Jericho.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














