Shqipëria
Për Tiranën shkruan edhe “Face Magazine”
Janë gjithmonë e më të largët vitet e errëta të socializmit brutal të Enver Hoxhës, siç është e largët data 8 gusht 1991, kur anija Vlora zbarkoi në portin e Barit, me 20,000 shqiptarë që iknin nga regjimi dhe varfëria.
Sot, shqiponjat e mëdha, simboli i vendit, fluturojnë gjithnjë më lartë, midis një PBB në rritje të vazhdueshme dhe dëshirës për ndryshim të gjeneratave të reja.
Kështu e nis reportazhin gazetarja Marta Foresi të botuar në revistën italiane “Face Magazine” të cilën e ka përkthyer agjencia shtetërore e lajmeve në Tiranë. Ajo shkruan se ekonomia rritet me 4%, duke tejkaluar parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar të Bankës Botërore.
Agjencia e vlerësimit Moody’s gjykon pozitivisht reformat e qeverisë në funksion të bisedimeve të anëtarësimit në BE, përcjell albinfo.ch.
“E kaluara është një kujtesë e largët. E vetmja reminishencë është xhamia Muradie, një ish kishë bizantine e transformuar nga osmanët në 1537. Blloku është simbol i Tiranës së re. Këtu jetonin zyrtarët e regjimit komunist, sot është i mbushur me bare dhe kafene, restorante dhe dyqane të modës. Tatimi i ulët dhe rregullat e pakta burokratike kanë sjellë shumë italianë dhe evropianë në vend, të cilët kanë vendosur të investojnë në Shqipëri.
Në Shqipërinë e re, turizmi fluturon, në sajë të çmimeve të ulëta, plazheve të bukura dhe kuriozitetit për të zbuluar një destinacion të ri pushimi: 1,919,504 të huaj hynë në vend në gjysmën e parë të vitit 2018, 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017. Nga viti 2012 deri në vitin 2017, pranimet pothuajse u dyfishuan nga 3.2 milionë në 5.1 milionë. Në vetëm dy muaj, nga qershori deri në korrik të këtij viti, numri i kompanive që operojnë në zonat turistike është rritur me 58% dhe janë regjistruar 1.531 kompani të reja në zonat bregdetare të Durrësit, Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës”, theksohet në shkrimin e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?












