Futboll
Formacionet zyrtare Maltë-Kosovë
Malta nuk fiton prej 12 ndeshjesh pa fitore (tre barazime dhe nëntë humbje), ndërsa “Dardanët” kanë shtatë ndeshje pa humbje (shtatë fitore e dy barazime)
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sot në udhëtim te Malta, ndeshjen e parafundit të grupit në Ligën e Kombeve.
Takimi nis në ora 18:00, ku janë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku nuk ka shumë risi, shkruan albinfo.ch.
Ujkani është në portë, derisa Vojvoda, Aliti, Rramani dhe Kololli janë në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, kurse anësorë janë Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, derisa Muriqi është qendërsulmues.
Fitorja e Kosovës me Maltën është mëse e mundshme, bazuar në cilësinë e dy përfaqësueseve e po ashtu në formën e shfaqur së fundi.
Malta nuk fiton prej 12 ndeshjesh pa fitore (tre barazime dhe nëntë humbje), ndërsa “Dardanët” kanë shtatë ndeshje pa humbje (shtatë fitore e dy barazime).
Ndeshjet e fundit të grupit luhen të martën. Kosova e pret Azerbajxhanin në ndeshjen që mund të vendosë për vend të parë, ndërsa takimi Maltë – Ishujt Faroe pritet të jetë vetëm për statistika.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit














