Bota
Votojnë shkencëtarët: S’ka më kilogramë
Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që ripërcakton matjen globale të masës në kuptimin e një konstanteje thelbësore të natyrës.
Pas një votimi historik në konferencën e përgjithshme mbi peshat dhe masat, në Versajë, kilogrami nuk do të përcaktohet më nga prototipi ndërkombëtar i kilogramit, një cilindër platini i prodhuar në 1889, por nga konstantja e Planck, një numër që e ka origjinën thellë në botën kuantike.
Votimi ishte unanim dhe sipas vetë shkencëtarëve pjesëmarrës në konferencë, edhe emocional. Prototipi ndërkombëtar i kilogramit i ka shërbyer botës mirë, por shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se edhe pse për shkak të definimit, saktësisht një kilogram, pesha e tij ndryshon me kohën, transmeton “TCH”.
Sistemi i ri nxjerr në pension prototipin ndërkombëtar të kilogramit e bashkë me të edhe tre njësi të tjera bazë: amperin, kelvinin dhe molin, të gjitha të lidhura tani me konstante të natyrës, përcjell albinfo.ch.
Ripërcaktimi i kilogramit do të ketë impakt zero në mënyrën se si frutat dhe perimet do të peshohen në tregje, por ai shënon kulmimin e dekadave punë për të lidhur njësitë bazë që përbëjnë metrologjinë me konstante të gjendura në univers.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor














