Kosova
Familjarët, të bindur se eskorta e ambasadores turke ishte fajtore
Familjarët e katër viktimave, të cilët vdiqën në aksidentin e të premtes në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë të bindur se eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivlicim Kiliç, e cila ishte e përfshirë në këtë aksident, ishte shkaktar i vdekjes së Agron Shalës, 22 vjeç, Osman Shalës, 65 vjeç dhe Arife Shalës, 88 vjeçe, si dhe të Elfete Rashitit.
Ata i kanë deklaruar gazetës Koha Ditore se kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe se nuk presin hetime të drejta për këtë rast.
Sipas tyre, institucionet e Kosovës më shumë janë duke u brengosur për lëndimet e ambasadores turke, sesa për qytetarët e saj të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Familjarët nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit kanë deklaruar se do të angazhojnë një përfaqësues ligjor me qëllim zbardhjen e rastit.
Hetime transparente për rastin ka kërkuar edhe imami i fshatit, i cili ka deklaruar se familjarët do të angazhohen me qëllim ndriçimin e rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












