E-Diaspora
19-vjeçarja nga Gostivari humb jetën në aksident në Itali
Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku dje rreth orës 18:00 në veri të Italisë, përkatësisht në Guastalla të Reggio Emilia.
Në përplasjen fatale janë përfshirë dy automjete një Fiat Multipla drejtuar nga një 53-vjeçar nga Guastalla dhe një Fiat Bravo me të cilin udhëtoni baba e bijë me prejardhje nga Gostivari, 41 dhe 19 vjeç, rezident në Villarota, raportojnë mediat shqiptare.
Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar jashtë autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë tre automjete të Kryqit të Kuq, një ekip mjekësh dhe një ekip zjarrfikësish për të transportuar të aksidentuarit drejt qendrave spitalore, përcjell albinfo.ch.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Guastallës, por fatkeqësisht vajza A. Seferi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen në spital.
Siç njoftojnë mediat lokale italiane, ajo ka qenë një vajzë shembullore në regjionin italian dhe një nga studentet më të dalluara.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















