Kosova
Zvicra ndihmon Kosovën me 20 milionë franga
Ambasadori Lebet informoi ministrin Matoshi që Zvicra do të fillojë një programi 12-vjeçar me vlerë prej 20 milionë CHF për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi, së bashku me këshilltarin e tij të jashtëm, i cili vjen nga Zvicra, Pierre Kohler dhe këshilltarin e Këshillit Ndërministror për Ujëra, Baton Begolli kanë pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku biseduan për sfidat e sektorit të ujërave dhe shkëmbimin e ideve për ndërmarrjen e iniciativave të ndryshme në përmirësimin e sektorit të ujit në vendin tonë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, ministri Matoshi prezantoi para ambasadorit zviceran sfidat dhe projektet që MMPH po implementon në përmirësimin e ujërave, në ndërtimin e rezervave të reja ujore, rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza etj, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër ambasadori Lebet informoi ministrin Matoshi që Zvicra do të fillojë një programi 12-vjeçar me vlerë prej 20 milionë CHF për menaxhimin e integruar të resurseve ujore në Kosovë.
Temë tjetër e takimit ishte mbarëvajtja e takimit të fundit të Këshillit Ndërministror për Ujërat ku Ministri shprehi interes që përkrahja ndaj Ministrisë në veçanti të jetë më e madhe për të përballuar sfidat e sektorit.
Ambasadori Lebet shprehi vlerësimin e tij se tani ka një partner të përkushtuar në Ministri dhe vlerësoi gatishmërinë e ministrit në veçanti dhe kabinetit të tij për bashkëpunim.
Gjatë këtij takimi ministri Matoshi kërkoi nga ambasadori zviceran përkrahjen e shtetit që ai përfaqëson për t’i mundësuar Kosovës qasje tek institucionet ndërkombëtare dhe fondet për ujërat dhe ndryshimet klimatike ku Kosova fatkeqësisht ende nuk ka qasje direkte.
Në fund ambasadori zviceran premtoi që do të angazhohet në këtë drejtim që Kosova të marrë pjesë në iniciativa dhe mekanizma rajonal dhe global në fushën e mjedisit si dhe të përkrahet me fonde për mbrojtjen e mjedisit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














