Lajme
Për 5 vjet, 15 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia
Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani, 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë
Që nga shpallja e pavarësisë e këndej (2008) më shumë se 14 mijë qytetarë të Kosovës ka dorëzuar vullnetarisht nënshtetësinë, raporton Ministra kosovare e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas këtij dikasteri, për çdo vit nga 3 mijë kosovarë e dorëzojnë nënshtetësinë.
Siç raportojnë mediet në Prishtinë, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani, 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë.
Zyra për informim e MPB-së ka bërë me dije, se arsyeja e vetme e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.
Të dhënat e shtetësisë tregojnë se 2 mijë e 315 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm në vitin 2009, ndërsa 141 e kanë fituar atë.
“Më pas ky numër ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2010 kanë hequr dorë nga shtetësia 3 mijë e 983 persona. Në vitin 2011 një gjë të tillë e kanë bërë 3 mijë e 987 persona, ndërsa në vitin 2012 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3 mijë e 747 persona”, thuhet në raport.
Ndryshe, marrja e nënshtetësisë së Kosovës kërkon një varg procedurash. Një qytetar që e ka një prind të Kosovës mund të fitoj nënshtetësisë me të drejtën prindërore, ose edhe nëse ka dëmshmi se ka jetuar më shumë se 5 vjet në Kosovë.
Ndërsa personat e tjerë që nuk e kanë këtë dëshmi, edhe nëse kanë pronë në Kosovë, e kanë të vështirë marrjen e shtetësisë kosovare. Ndryshe, taksa e shtetësisë është 150 euro, ndërsa ka qytetarë që i plotësojnë kriteret e shtetësisë kosovare, por nuk kanë para ta paguajnë taksën.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin














