Integrimi
Afaristët e diasporës eksplorojnë tregun kosovar
Një takim B2B do të mbahet të enjten në Prishtinë. Elbasan Morina tha se takimi ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor dhe rritjen e eksportit kosovar
Disa distributorë të prodhimeve ushqimore nga Bashkimi Evropian (BE) do të qëndrojnë këtyre ditëve në Kosovë, për të parë nga afër produktet që ofron Kosova për tregun e jashtëm, por edhe për t’i ofertuar tregut kosovar produktet e BE-së.
Këtë distributor do të vizitojnë disa nga qendrat prodhuese të pijeve dhe ushqimit në Kosovë, si dhe do të lidhin kontrata bashkëpunimi me afaristët vendor.
Takimin e tyre e ka mundësuar USAID-i dhe Projekti Diaspora për Zhvillim (DFD) i Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim, të cilat kanë organizuar konferencën Biznesi për Biznesin (B2B) “Partneriteti për Industrinë e Frutave dhe Perimeve ne Kosovë”.
“Në ngjarjen B2B do të marrin pjesë 17 distributor të prodhimeve ushqimore nga BE-ja dhe rajoni ku ata do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja të importit-eksportit me 20 qendra grumbulluese të frutave dhe perimeve të freskëta dhe kompani përpunuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas konferencës dhe takimeve B2B, do të pasohet me vizitën tek ASK Food në Gjilan.
Bizneset nga Diaspora do të vazhdojnë me vizitën në terren duke vizituar kompanitë si: Koral në Fushë-Kosovë, Abi në Prizren, Stone-Castle në Rahovec etj.
Elbasan Morina është menaxher i Projektit Diaspora për Zhvillim (DFD).
Ai tha për albinfo.ch, se si pjesë e projektit DfD është themeluar Asociacioni i Biznesmenëve Shqiptare në Diaspore-Zvicër, me qellim që të shërbej si organizatë “ombrellë” për bizneset e diasporës, gjithashtu të jetë pikë kontakti për institucionet dhe bizneset e Kosovës.
Ai tha se takimi i bizneseve Kosovë – Diasporë, ka për qëllim stimulimin e prodhimit vendor dhe rritjen e eksporti të Kosovës.
“Kjo njëherit është edhe vizita e parë zyrtare e asociacionit të biznesit në Kosovë dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Diasporës edhe në fushën e biznesit”, tha Morina, sipas të cilit, ky është fillimi i një procesi të gjatë, për fuqizimin e lidhjeve në mes bizneseve në Kosovë dhe Diasporës.
“Me këtë rast pritet të organizohet edhe një takim tjetër me biznesmenët nga diaspora që veç kanë investuar në Kosovë, bizneset aktuale që kanë interesim për eksport në diasporë por edhe për krijimin e urave të komunikimit në mes dy palëve”, deklaroi ai.
Gjate vizitës, sipas tij, pritet nënshkrimi i Marrëveshjeve të bashkëpunimit me Oden Ekonomike të Kosovës, ku njëherit do themelohet dhe inaugurohet një njësi e veçantë në kuadër të OEK, për ndërlidhje dhe koordinim me bizneset e diasporës, gjithashtu edhe një marrëveshje bashkëpunimi me IPAK-un.
Këto takime organizohen ne partneritet me: IPAK, Oden Ekonomike të Kosovës, Aleancën Kosovare të Bizneseve, USAID, Zyrat Ndërlidhëse për Diasporë në kuadër të Komunave, Rrjetin e Grave ne Biznes dhe partnere tjerë lokal.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













