Bota
“Renault” do të vazhdojë të funksionojë normalisht
Ministri francez i Financave ka thënë se udhëheqja e re e përkohshme e “Renault”-it do ta sigurojë funksionimin efikas të prodhuesit të automjeteve, pas arrestimit të drejtorit të saj, Carlos Ghosn, në Japoni.
Ai u arrestua me pretendimet për keqpërdorim të aseteve në “Nissan”, ku po ashtu, është president. “Kjo udhëheqësi është e fortë dhe garanton funksionimin e mirë të kompanisë Renault, që është gjëja më e rëndësishme për të cilën ne jemi të lidhur thellësisht”, tha ministri Bruno Le Maire, shkruan Albinfo.ch
Ai shtoi se i kërkoi Nissan-it të jepte “të gjitha faktet” lidhur me çështjen kundër Ghosn-it dhe se aktualisht Franca nuk ka “asnjë provë që justifikon akuzat”. Bordi drejtues i “Renault”-it njoftoi se numri dy në kompani, Thierry Bollore, do ta plotësonte përkohësisht vendin e Ghosn-it. Qeveritë japoneze dhe franceze konfirmuan mbështetjen e tyre për aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi, liderët e industrisë me 10.6 milionë automjete të shitura në vitin 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













