Futboll
Spanja pranon të luajë me Kosovën
Federata e Futbollit të Spanjës do të pranojë të luajë ndaj Kosovës dhe do t’i pranojë futbollistët e Kosovës me himn e flamur, në rast se këto dy kombëtare ndeshen në kuadër të kualifikimeve.
Federata spanjolle ka kërkuar të mënjanojë përballjen me Gjibraltarin, por këtë nuk e ka kërkuar edhe për Kosovën.
Për kualifikimet e Evropianit të vitit 2020, shorti do të hidhet më 2 dhjetor në Dublin, derisa UEFA ka paraparë disa rregulla për kombëtaret, kush me kë mund të luajë dhe cilat kombëtare duhen evituar në grupe.
Kosova nuk mund të luajë kundër Serbisë e Bosnjës, por me Spanjën po, në rast se bie në të njëjtin grup. Spanja mund të kishte qëndrim tjetër, pasi nuk e njeh Kosovën shtet, por vendimi i javëve më parë për të mos pranuar karateistët kosovarë me simbole shtetërore detyroi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar të merrte një vendim të ashpër.
Sipas KON-it, Federata Sportive Ndërkombëtare nuk mund të organizojë gara e turne, në rast se Spanja nuk garanton pjesëmarrje të barabartë për të gjithë sportistët.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














