Lajme
Vazhdojnë vetëvrasjet e ish-ushtarëve të UÇK-së
Moskujdesi institucional ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së konsiderohet si njollë e zezë e institucioneve në Prishtinë. Nga traumat e luftës janë vetëvrarë 44 ish-guerilë
Më shumë se 40 ish-ushtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë vetëvrarë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Derisa ky fenomen po vazhdon, nga ish-guerilët e pensionuar, por edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut, konsiderohet si “turpi” i institucioneve shtetërore për moskujdesje ndaj kësaj kategorie.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, kjo është pasqyra më e zezë e politikës, e drejtësisë, e humanizmit dhe e demokracisë̈ së institucioneve të Kosovës.
Bekim Haxhiu ka qenë komandant rajonal i UÇK-së, ndërsa aktualisht është deputet i Partisë̈ Demokratike të Kosovës, subjektit më të madh parlamentar në Kosovë. Ai ka thënë se është mjaft shqetësuese rritja e numrit të vetëvrasjeve që nga viti 1999 e këndej, ndërsa ka kërkuar themelimin e një qendre rehabilituese për trajtimin e veteranëve të luftës.
Sipas deputetit Haxhiu, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, qysh para dy vitesh në takim me shoqatat e dala nga lufta u ka premtuar ndërtimin e një qendre rehabilituese për ish- luftëtarët e UÇK- së me probleme posttraumatike, të cilin siç ka thënë Haxhiu, nuk e ka realizuar ende.
“Ndërtimi i kësaj qendre është domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Faktori kryesor që ka çuar deri të vetëvrasjet, janë më së shumti traumat e luf- tës”, ka thënë Haxhiu për gazetën “Zëri”.
Sipas tij numri i vetëvrasjeve në Kosovë që nga paslufta është tepër shqetësues prandaj një qendër e tillë rehabilitimi është më se e domosdoshme jo vetëm për ish- ushtarët, por për të gjithë ata që janë traumatizuar gjatë luftës.
Ndërsa kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se qysh prej përfundimit të luftës institucionet kosovare pothuajse nuk janë marrë fare me veteranët e Luftës edhe përkundër reagimit disa herë rreth këtij problemi.
“Shkaku i anashkalimit nga institucionet, deri më sot 44 veteranë kanë bërë vetëvrasje, rasti më i freskët ishte në Dragash. Unë disa herë e kam ngritur zërin rreth kësaj çështje ngase vazhdimisht kam marrë mesazhe nga veteranët e luftës se do të bëjnë vetëvrasje. Mirëpo, ka qenë e kotë askush nga qeveritarët nuk është marrë me këtë problem”, është shprehur i zhgënjyer Qeriqi.
Sipas tij, kjo tregon se në çfarë situate janë veteranet e luftës, raporton e përditshmja kosovare.
“Institucionet thuajse asgjë̈ në këtë drejtim nuk kanë bërë. Kjo është pasqyra më e zezë e politikës, e drejtësisë, e humanizmit dhe e demokracisë̈ së institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Kosovës. Nëse nuk marrin hapa konkret, kjo dukuri do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Qeriqi.
E, në anën tjetër udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, ka thënë se prej se ka ardhur kryeministri Hashim Thaçi në qeveri janë ngritur pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve qind për qind.
“Tashti jemi në rrugë të mbarë edhe pse me vonesë, që vetëm të dihet numri i saktë i veteranëve dhe të realizohet skema pensionale për të gjithë veteranët. Po ashtu jemi në rrugë të mbarë që të kemi një ligj të mirë për këto kategori dhe të kemi trajtim sa më të mirë ashtu si i trajtojnë̈ vendet e tjera këtë kategori”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse












