Lajme
Kosova kërkon disenjator për viza
Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës ka ftuar të gjithë disenjatorët të aplikojnë me projektet e tyre se si do të duhej të duket viza e Kosovës për shtetasit e huaj
Kosova tash e një vit ka vendosur të aplikojë viza për një seri shtetesh, si obligim i veçantë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Në Kosovë që nga kjo verë, shumë shtetas të shteteve të ndryshme, sidomos nga Afrika dhe Azia, nuk do të mund të hyjnë pa u pajisur me vizë kosovare në ndonjë Ambasadë të Republikës së Kosovës.
Procesin e disejnimit të vizave kosovare për shtetasit e huaj e ka bërë publike zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter.
Gara kombëtare për dizajnin e vizave do t’i sjellë edhe 2000 euro fituesit, i cili po ashtu do ta ketë nderin ta ketë dizajnin e vetë në mijëra viza që do të lëshohen në vitet e ardhshme.
Norvegjia ka financuar me 2 milionë euro sistemin e vizave Shengen për Kosovën, që do të implementohet nga organizata “IMG”.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës thonë se kjo është një formë e mirë të informohen edhe qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave ndërsa dizajni duhet të jetë i ngjashëm me ato të vizave Shengen, pos elementeve dekoruese dhe atyre të sigurisë që mund të përmbajnë elemente shtetërore dhe dekorative.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












