Bota
Pakti i emigracionit, Sllovakia kundër
Sllovakia nuk do të mbështesë paktin e Kombeve të Bashkuara për trajtimin e emigrantëve në mbarë botën.
Kështu tha kryeministri Peter Pellegrini të dielën, pas samitit të Bashkimit Europian.
Pakti Global për Emigracion të Sigurt dhe të Rregullt është miratuar në korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të Bashkimit Sovjetik, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat u tërhoqën vitin e kaluar, dhe do të ratifikohet zyrtarisht në dhjetor, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Pakti u krijua pas fluksit më të madh të emigrantëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë prej të cilëve largohen nga vendet e tyre për shkak të konflikteve, por edhe nga varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe më gjerë.
“Sllovakia nuk do ta mbështesë këtë pakt të Kombeve të Bashkuara në asnjë rrethanë dhe nuk do të pajtohet me të,” u tha Pellegrini gazetarëve në Bruksel pas samitit ku liderët e BE miratuan marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë nga blloku.
Një refuzim i Sllovakisë për paktin e migracionit mund të çojë në një tronditje të qeverisë së Pellegrinit, duke pasur parasysh se Ministri i Jashtëm Miroslav Lajçak ka kërcënuar të japë dorëheqjen nëse qeveria del kundër paktit për emigrantët.
Lajçak ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kur u miratua pakti i emigracionit.
Pellegrini u shpreh se ai beson se Lajçak do të qëndrojë në qeveri edhe pse Sllovakia e refuzon paktin.
“Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta mbajtur atë në vendin e tij”, tha kryeministri sllovak.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













