Lajme
Hajnat vjedhin përkrenaren e Skënderbeut
Njëra nga përkrenaret e Skënderbeut (kopje) e cila ishte duke u ruajtur në Muzeun e fshatit Sinë të Dibrës është grabitur nga persona të panjohur. Policia u është vënë pas hajnave
Përkrenarja e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) e cila ishte sjellë 35 vjet më parë në muzeun e Heroit Kombëtarë në fshatin Sinë e Epërme të Dibrës, është vjedhur nga perona të panjohur për policinë.
Përveç saj, hajnat kanë vjedhur edhe relikte të tjera me vlera nga historia shqiptare, për t’i shitur më pas në treg për “pak para”.
Fshati Sinë e Epërme e Dibrës konsiderohet se është vendlindja e heroit më të madh të kombit shqiptar Skënderbeut, ndërsa përkrenarja (kopje) e punuar sipas origjinalit, ishte sjellë në këtë muze në vitin 1978, në kuadër të 510-vjetorit të vdekjes së Gjegj Kastriotit.
Siç raporton “Shekulli” grabitja mendohet të ketë ndodhur dy net më parë, por vetëm dje banorë të fshatit kanë konstatuar se njerëz të panjohur kanë mundur të hyjnë brenda objektit historik dhe kanë vjedhur përkrenaren prej hekuri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit.
Policia lokale ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për kapjen e autorëve, të cilët mendohet të jenë adoleshentë të zonës.
Sipas të dhënave historike, Skënderbeu lindi në vitin 1405 në rajoni e Matit dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Krujë. Ai arriti që për 25 vjet ta mbroj Shqipërinë nga perandoria e atëhershme Osmane, ndërsa pas vdekjes armët e tij u morën në Itali nga djali Gjoni dhe gruaja Donika.
Nga të gjitha ato që kanë mbetur prej Skënderbeut janë vetëm katër objekte: dy shpata, një helmetë veneciane dhe një libër lutjesh.
Armët u e tij nga fillimi i shekulli XIX ruhen në Muzeun Perandorak në Vjenë, ndërkaq libri i lutjeve është i arkivuar në Shtëpinë Publikuese “Shelley” në Çelsi të Londrës.
Helmeta e Skënderbeut, siç përshkruhet nga studiuesit, është e përbërë nga metal i bardhë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT *.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












