E-Diaspora
Arrestohet një person pas të shtënave me armë zjarri
Pas një alarmi emergjent policor, disa patrulla policore janë mobilizuar gjatë natës së enjte. Sipas raportit policor, janë dëgjuar të shtëna me armë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Pas kërkimeve të menjëhershme, një person është arrestuar në Wohlen. Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim.
Gjatë natës së enjte, më 29 nëntor 2018, rreth orës 02.15, në emergjencën policisë ka ardhur një informatë për të shtëna me armë, në Anglikon (Komuna Wohlen).
Telefonuesi deklaroi se një person ka qëlluar me armë dhe më pas është arratisur nga vendngjarja me një veturë në drejtim të Wohlen, njofton albinfo.ch.
Disa patrulla të policisë kantonale kanë arritur menjëherë në vendngjarje, duke filluar kërkimet. Me këtë rast, ata kanë hasur në një kosovar 41-vjeçar, që i kishte thirrur dhe i cili nuk ka pasur lëndime.
Rreth orës 4.40 të mëngjesit, Policia Kantonale e Aargaut arriti të siguronte automjetin e përdorur nga i dyshuari dhe të arrestojë personin e kërkuar në Wohlen, informon albinfo.ch.
Kosovari 38-vjeçar me vete nuk ka pasur armë zjarri. Por, policia ka arritur të gjejë pistoletën pak më vonë në një shkurre në Anglikon. Për momentin, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














