Maqedonia
Marigona Marku nga Dibra e Madhe, ambasadore në SHBA
Marigona Marku është zgjedhur ambasadore e Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, shkruan “Alsat”.
Kjo përzgjedhje është mese e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, madje, ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












