Bota
May refuzon alternativat për Brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka refuzuar alternativat për marrëveshjen e saj për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.
May gjithashtu hodhi poshtë marrëveshjen e stilit të Norvegjisë me BE-në – një ide kjo e disa ligjvënësve të partisë së saj Tory.
Norvegjia e cila është pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, por nuk është pjesë e bashkimit doganor.
May tha se ideja është e papranueshme, pasi liria e lëvizjes do të vazhdonte. Deputetët laburistë thonë se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë, por kryeminisrja tha se ata nuk kanë sjellë ndonjë alternativë të duhur, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Duke kërcënuar se do ta kundërshtojnë marrëveshjen gjatë votimit në Parlament më 11 dhjetor, May tha se laburistët e mbështesin Brexit-in pa marrëveshje.
Sipas, May, Britania duhet të dalë nga BE-ja në fund të marsit 2019.
Britanikët kanë vendosur për Brexit në një referendum më 2016. Institucionet financiare kanë paralajmëruar se nëse Brexit-i ndodh pa marrëveshje mbi kushtet e divorcit, Britania do të përballet me rënie të madhe ekonomike.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












