Bota
Macron kërkon përfshirje të ekspertëve ndërkombëtarë në rastin Khashoggi
Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë princit saudit, Mohammed bin Salman të premten se Evropa do të insistojë që ekspertët ndërkombëtarë të jenë pjesë e hetimit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, transmeton Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Në një takim në margjina të samitit të Grupit të 20 vendeve më të Industrializuara që po mbahet në Argjentinë, Macron ka nisur mesazhe “shumë të ashpra” ndaj princit saudit për vrasjen e Khashoggit dhe ka përmendur nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje politike për situatën në Jemen, ka thënë një zyrtar i presidencës franceze.
Gazeta saudite, The Saudi Gazette ka postuar disa video në të cilat shihen të dy liderët duke biseduar me njëri-tjetrin. Në video mund të kuptohet se princi i ka thënë Macronit, “mos u shqetëso” derisa lideri francez përgjigjet “jam i shqetësuar”.
Macron më pas ka thënë: “Ju nuk më dëgjoni asnjëherë” derisa në klipe princi ia kthen, “do të dëgjojë, natyrisht”.
Khashoggi, kolumnist i gazetës, Washington Post ka qenë besnik i mbretërisë saudite, para se më vonë të kritikonte udhëheqësinë e këtij vendi.
Ai është vrarë përmes një injeksioni vdekjeprurës dhe trupi i tij është shpërbërë nga disa burra sauditë të dërguar nga Mbretëria Saudite në Stamboll.
Prokurori publik i Arabisë Saudite ka thënë se princi saudit nuk ka pasur njohuri për operacionin rreth vrasjes së Kashoggit.
Zyra e Macronit ka thënë se takimi i liderit francez me princin saudit është arsyetuar si mesazh i përbashkët i kombeve evropiane rreth nevojës për të pasur hetime të sinqerta rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














