Jeta në Zvicër
Projektligji i ri në Zvicër nuk lejon të rinjtë nën 18 vjeç të blejnë duhan
Të rinjtë nuk do të lejohen të blejnë cigare në Zvicër, sipas një projektligji të paraqitur nga qeveria. Por, kritikët kanë hedhur poshtë propozimin për të mos përmendur reklamat e duhanit.
Projektligji për produktet e duhanit rrit mbrojtjen e fëmijëve dhe ndalon shitjen e produkteve të duhanit te fëmijët nën moshën 18-vjeçare në Zvicër. Në varësi të kantonit, kufiri aktual i moshës për blerjen e tij është mes 16 dhe 18 vjeç, derisa në tri kantone nuk ka kufizim moshe , shpjegoi Zyra Federale e Shëndetit në një deklaratë të premten.
Projektligji tani do të shkojë për miratim në Parlament. Në vitin 2016 Parlamenti hodhi një version të parë mbi mosmarrëveshjet lidhur me reklamat e duhanit. Propozimi u kthye në Këshillin Federal të Qeverisë zvicerane për t’u riformuluar.
Në përputhje me mandatin parlamentar të vitit 2016, projektligji nuk parashikon ndonjë kufizim të ri në reklamim, thuhet në deklaratë.
Aktualisht reklamimi i duhanit është i ndaluar në televizion dhe në radio, dhe nuk lejohet të targetojë fëmijët. Kjo e bën Zvicrën një nga vendet më tolerante në Evropë kur bëhet fjalë për reklamimin e duhanit, sipas RTS-së, përcjell albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit ka treguar se rreth 9,500 njerëz vdesin një vit si pasojë e konsumimit të duhanit, derisa vendi ka rreth dy milionë duhanpirës.
Në deklaratë po ashtu thuhet se tani kjo është në dorën e Parlamentit për të rregulluar dëmtimet që ka sjellë projektligji.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Besnik Halili nga Zvicra në një nga Forumet më Elitare Botërore të Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Xhedah 2025 Inxhinieri shqiptar nga Zvicra, Besnik Halili, themelues i kompanisë Halili + Partner Ingenieur, mori pjesë në... -
Gjuha shqipe, ura që bashkon diasporën shqiptare në Gjermani -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas
Jeta në Zvicër
-
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër “Top zjarri” me ngjyrë të gjelbër ndriçon qiellin mbi Zvicër dhe Itali... -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin













