Lajme
Rexha i AKP-së jep dorëheqje
Dorëheqja e Rexhës pason largimin e përfaqësueses së SHBA-ve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Dorëheqjen e tij a kanë konfirmuar njerëzit e partisë së tij
Agjencia Kosovare e Privatizimit duket se është bërë një “patate e nxehtë’ të cilën nuk po mundet askush ta mbaj në duar. Disa javë pasi që është emëruar drejtor i AKP-së, Blerim Rexha është detyruar, që të enjten të japë dorëheqje nga posti që e drejton.
Lajmi është konfirmuar për REL nga kryetari i Komisionit Parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, Zenun Pajaziti. Komisioni i këtij të fundit mbikëqyr edhe punën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Dorëheqja e Rexhës pason largimin e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Bernadette Roberts u largua nga bordi i drejtorëve të AKP-së, pasi që kishte vërejtje serioze në procesin e privatizimit.
“Zhvillimi i sektorit privat dhe privatizimi janë vendimtarë për rritjen ekonomike të Kosovës dhe krijimin e vendeve të punës”, kanë thënë përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane.
“Prandaj, është e domosdoshme që qeveria të angazhojë individë kompetentë dhe etikë për të zhvilluar një proces të drejtë dhe transparent të privatizimit nga i cili përfiton Kosova si e tërë dhe jo interesat individuale”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Largimi i përfaqësuesve amerikanë nga ky institucion, është cilësuar si lajm jo i mirë për Kosovën, si nga zyrtarët shtetërorë, ashtu edhe nga forcat politike në opozitë dhe shoqëria civile.
Bordi i AKP-së kryesohet nga Blerim Rexha, ndërsa anëtarët tjerë janë: Haxhi Arifi, Skender Komoni, Dardane Peja, Maja Milanoviq, Hubert Warsmann dhe Muhammed Omran.
Para se Rexha të vinte në krye të AKP-së, këtë institucion e ka drejtuar Dino Asanaj, i cili për shkaka të presioneve kishte bërë vetëvrasje me thikë. Kjo vrasje kishte tronditur Kosovën, ndërsa AKP-në e kishte bërër një institucion ku politika i ka rrënjët shumë të thekura.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












