Bota
Banka Botërore do të investojë 200 miliardë dollarë në projekte klimatike
Banka Botërore njoftoi se do të ndajë rreth 200 miliardë dollarë në periudhën 2021- 2025 për financimin e vendeve në zhvillim për të luftuar ndryshimet klimatike, raporton “AFP”, citon albinfo.ch. Kjo është dyfishi në krahasim me periudhën e mëparshme pesëvjeçare.
Njoftimi u bë menjëherë pas fillimit të Konferencës së 24-t të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Poloni (COP24). Kjo është një shenjë e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar për të bërë të njëjtën gjë, thuhet në një deklaratë të bankës.
Vendet e zhvilluara kanë nevojë për të ngritur fonde që shkojnë në 100 miliardë deri në vitin 2020, përmes qeverisë dhe financimeve private për politikat mjedisore në vendet në zhvillim. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) beson se vendet e jugut duan angazhime të qarta në vendet e veriut.
Shuma e paraqitur prej 200 miliardë dollarësh do të përfshijë 100 miliardë dollarë që do të financohen drejtpërdrejt nga Banka Botërore.
“Ne kemi nevojë për të luftuar shkaqet (ngrohjen e klimës), por edhe për të përshtatur pasojat, të cilat janë zakonisht më dramatike për më të varfrit në botë”, tha kryeshefja ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva.
Sipas këtyre pasojave, shuma prej të cilave janë vende veçanërisht të rrezikuara në zhvillim, janë rritja e nivelit të detit, përmbytjet, thatësira, etj., përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













