Maqedonia
Gruevski dënohet edhe për një muaj burgim në mungesë
Gjykata në Shkup ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, duke i caktuar masën e paraburgimit 30 ditë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Titanik”, transmeton albinfo.ch.
Vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë, pasi ai ndodhet në arrati. Seanca e sotme gjyqësore për këtë rast filloi me një orë vonesë, për shkak se dy të akuzuarit e tjerë u sollën me vonesë nga Burgu i Shutkës. Ish-kryeministri Nikola Gruevski raportohet të ketë kërkuar ndihmën e personaliteteve me më shumë ndikim në Bashkimin Evropian për të shmangur dënimin e tij me burg, përmes një letre dërguar atyre më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik.
Letra është publikuar nga një medie e afërt me VMRO-DPMNE-në opozitare, televizioni “Alfa”, ndërkohë që përmes saj, Gruevski kërkon që në Maqedoni të dërgohen gjykatës ndërkombëtarë ose mision ndërkombëtar, pasi nuk beson në pavarësinë e gjyqësorit. Sipas tij, për vendimin e marrë ndaj tij janë mbledhur materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që nuk është lejuar që atyre t’u bëhet ekspertiza.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














