Bota
Votim historik për pasuesin e Merkelit
Fundi i një epoke. Partia konservatore gjermane zgjedh të premten pasuesin e Angela Merkelit pas 18 vjetësh sundim, një votë përcaktuese si për të ardhmen e Kancelarisë, ashtu edhe të të gjithë vendit.
“Zgjedhja që do të bëjnë 1001 delegatët e Unionit Kristian Demokrat (CDU), të mbledhur në kongres në Hamburg, pritet të jetë historike, sepse presidenti i partisë më të madhe të Gjermanisë mund të bëhet gjithashtu kancelar ose kancelare”, thotë Eckhard Jesse, politolog në Universitetin e “Chemnitz”.
Dy ditë para zgjedhjeve, ende nuk është e kuptueshme kush mund të fitojë mes dy favoritëve, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Në njërën anë, Sarroise Annegret Kramp Karrenbauer (AKK), 56 vjeç, sekretare e përgjithshme e partisë, e cila ka edhe pseudonimin “Merkel bis”, sepse ajo mbështet në parti linjën centriste të kancelares.
Në anën tjetër, milioneri Friedrich Merz, 63 vjeç, që synon një kthesë djathtas të partisë dhe vendit. Dikur i mënjanuar nga Merkeli, ai rikthehet në skenë pas një dekade mungesë.
Ndërsa ministri i ri i Shëndetësisë, Jens Spahn, një tjetër kundërshtar i Merkelit, gjykohet si jashtë gare.
Në krye të ekonomisë së parë europiane prej 13 vjetësh, ajo që publiku e quan me përkëdheli ”mami” në kohën e saj të lavdishme, u detyrua në tetor, pas dy zgjedhjesh rajonale shumë zhgënjyese, të shpallë se do të tërhiqej nga drejtimi i partisë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













