Kosova
“Ushtria serbe i ka ende duart e përgjakura”
Më tej ai kërkoi nga ata që t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara
Avdullah Hoti, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i drejtohet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres Ana Bërnabiq, duke u thënë nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë.
“Ushtria juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura. Është ushtria juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnja në Kosovë, Bosnjë e gjetiu”, tha Hoti në rrjetin social Facebook.
Hoti shprehet se ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë, përcjell albinfo.ch.
“Do të ndërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe”, tha Hoti.
Më tej ai kërkoi nga ata që t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës e të Bosnjës për tragjeditë e shkaktuara.
E-Diaspora
-
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” Talenti i ri nga Lezha do të konkurrojë më 14 prill në finalen e “Sanremo Junior”,... -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












