Lajme
S’ka marrëveshje, vazhdojnë konsultat
Zyra e baroneshës Ashton thotë se Thaçi dhe Daçiq kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë në qeveritë e tyre gjatë kësaj jave
Dy ditë takime intensive në Bruksel, nuk kanë qenë efektive, që dy kryeministrat, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Ivica Daçiq i Serbisë, ta gjejnë një zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit. Megjithatë palët negociuese, siç thuhet, janë pajtuar parimisht për një plan zbatimi.
Pas takimit të së mërkurës, dy kryeministrat kanë mbetur që të diskutojnë me qeverinë në Prishtinë, respektivisht në Beograd, për pranimin ose jo të planit të zbatimit.
Edhe ky takim, sikurse takimet tjera ka kaluar pa detaje nga ndër,jetësuesja, baronesha britanike, Catherine Ashton. Zyra e kësaj të fundit ka deklaruar nëpërmjet një komunikate për media, se Thaçi dhe Daçiq kanë rënë dakord për një tekst të caktuar, për të cilin do të diskutojnë.
“Ata do të jenë në kontakt me mua deri në fund të javës”, ka thënë baronesha Ashton, raporton REL.
Kryeministri Thaçi ka thënë se bëhet fjalë për pajtueshmëri parimore dhe se fjalën kryesore do ta kenë qeveritë e të dyja vendeve. “Kemi arritur pajtueshmëri parimore sa i përket planit të implementimit”, ka deklaruar kryeministri kosovare.
“Ka mbetur që kjo pajtueshmëri të verifikohet në kuadër të Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë. Në pajtueshmërinë parimore janë të përcaktuara periudhat kohore dhe aktorët implementues në gjashtëmujorin e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.
Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se është arritur deri te një tekst, i cili përfshin planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, por për të cilin do të deklarohen qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës.
Plani përmban veprime dhe afate kohore, të cilat duhet të realizohen në muajt e ardhshëm”, ka thënë Daçiq. Marrëveshja e 19 prillit është e para ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parasheh raporte normale mes dy shteteve, por zbatimi i saj ka ngecur.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin











