Kosova
Policia arreston dy shtetas të huaj për falsifikim parash
Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga policia nën dyshimin për falsifikim parash.
Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka pranuar një informatë se dy persona të dyshuar shtetas të huaj kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e dy këmbimoreve në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.
“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë policia.
Nga të dyshuarit në rast, gjithsej janë konfiskuar përkohësisht 4910 euro, 2484 dollar amerikan dhe 440 lira turke.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për procedurë të mëtejme.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante














