Bota
Britanikët duan pasaporta të vendeve të BE-së
Kjo përfshin edhe të drejtën e britanikëve për të punuar dhe për të jetuar në çdo vend të BE-së, një element thelbësor ky i projektit evropian
Me Britaninë e Madhe që pritet të lërë Bashkimin Evropian në mars, kërkesa mes qytetarëve britanikë për pasaporta nga 27 vendet e tjera të bllokut kanë arritur “qiellin”.
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë negociuar prej kohësh kushtet e divorcit të ishullit, e ndërsa paqartësi mbeten ende për natyrën e marrëdhënies së ardhshme, duket qartë se britanikët që nuk kualifikohen për shtetësi evropiane përmes mjeteve të tjera do të humbasin një seri të drejtash, pasi divorci të finalizohet.
Kjo përfshin edhe të drejtën e britanikëve për të punuar dhe për të jetuar në çdo vend të BE-së, një element thelbësor ky i projektit evropian.
Qytetarët e BE-së mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe ato evropiane në vendin e tyre të banimit; kanë përfitime shëndetësore dhe përfitime nga sigurimet sociale dhe kualifikimet e tyre njihen në të gjithë unionin, transmeton “TCH”.
Për këto përfitime, shumë shtetas britanikë tani kanë vendosur të aplikojnë për shtetësi gjermane apo të ndonjë vendi tjetër anëtar të bllokut. Me mijëra janë britanikët që kanë aplikuar për shtetësi gjermane në Ambasadën në Londër, që nga referendumi i qershorit 2016. Ky numër është rritur me rreth 150 për qind nga 2016-2017, ndërsa në 9 muajt e parë të 2018-s kanë aplikuar 1.147 persona, përcjell albinfo.ch.
Këto shifra nuk përfshijnë britanikët që kanë aplikuar për shtetësi në Gjermani. Por, Gjermania nuk është i vetmi vend që po përballet me një fluks aplikimesh nga britanikët.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












