Lajme
Beogradi s’lejon përmendore për dëshmorët shqiptarë
Sipas burimeve nga Lugina e Preshevës, autoritetet serbe i kanë ndaluar shqiptarët që ta ndërtojnë përmendore për pjesëtarët e UÇPBM-së në Rahovicë.
Pas heqjes së lapidarit të dëshmorëve nga qendra e Preshevës, autoritetet serb nuk do ta lejojnë as ndërtimin e një kompleksi memorial për dëshmorët e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) që po ndërtohet në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës.
Sipas burimeve nga Lugina e Preshevës, autoritetet serbe i kanë ndaluar shqiptarët që ta ndërtojnë përmendore për pjesëtarët e UÇPBM-së në Rahovicë.
E përditshmja serbe ‘Danas’ raporton se zyrtarëve lokalë u është dërguar njoftimi për ndalimin e punëve të nisura për ndërtimin e kompleksit memorial në Rahovicë, pak kilometra larg Preshevës.
“Ne kishim planifikuar që në një sipërfaqe tremijë metrash katrorë të ndërtonim një kompleks memorial në kujtim të pjesëtarëve të rënë të UÇPBM-së gjatë luftës më 2001”, citon kjo gazetë burimet shqiptare të Luginës, raporton INA.
Gurthemelin për këtë përmendore e kishin vënë kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe ai i Kuvendit të Preshevës, Ramiz Latifi. Ndërprerjen e punimeve me urdhër të autoriteteve të Beogradit është konfirmuar edhe nga Fadil Azizi, kryetar i Bashkësisë Lokale të Rahovicës.
Ndryshe, disa muaj më parë, forcat e mëdha të xhandarmërisë serbe, kishin larguar dhunshëm nga qendra e Preshevës një lapidarë ku ishin gdhendur emrat e dëshmorëve të ish-UÇPMB-së që kishin rënë gjatë konfliktit të vitit 2001. Kjo ngjarje bëri jehonë në gjithë Ballkanin, ndërsa acaroi marrëdhëniet ndëretnike në “Serbinë jugore”
UÇPMB ka qenë një strukturë ushtarake guerile e përbërë nga vullnetarët shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tri komuna me shqiptarë që administrohen nga Beogradi. UÇPMB ishte shpërbërë pas një marrëveshje paqësore, ndërsa guerilet e saj ishin amnistuar nga Kuvendi i Serbisë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën









